Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Michael Roth, ka deklaruar se Shqipëria pret nga BE që të marrë vendim pozitiv për 22 qershor për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
“BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare. A do të ndodhi apo nuk do të ndodhi kështu nuk e dimë. Kjo do të varet nga se do të zgjidhjet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se mes vendeve të BE deri tani nuk asnjë që kundërshton mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, por theksoi se problemi lidhet me Maqedoninë e Veriut, duke iu referuar vetos së vendosur nga Bullgaria.
“Sot kemi një mbështete të zëshme dhe të përgjithshme nga të gjitha vendet. Të paktën deri tani dhe posaçërisht nga Gjermania për të ecur më tutje”, deklaroi z. Rama ndërsa uroi që gjatë sezonit veror të vijnë sa më shumë turistë gjermanë dhe e konsideroi Shqipërinë si “vendin më të përshtatshëm në Evropë për të ardhur për të bërë pushime”.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth deklaroi se Gjermania do të punojë fort që BE t’i qëndrojë zotimit për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se “Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i BE” ndërsa pranoi se Shqipëria tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e negociatave.
“Shumë prej jush janë të frustruar dhe zhgënjyer nga BE sepse në të shkuarën është bërë shumëçka dhe ju të gjithë e dini që ka pasur kushte të tjera për të plotësuar nga ana e Shqipërisë si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje ashtu sikur mund në thuhet për RMV. Ndaj për këtë arsye po punojmë me trysni që më 22 qershor Këshilli BE të marrin vendim pozitiv që më në fund të nisim negociatat”, deklaroi Roth.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm gjerman theksoi se hapja e negociatave është vetëm hapi i parë për hyrjen në BE, pasi mbetet ende shumë punë për t’u bërë.
“Ka shumë për t’u bërë jeni thjesht në fillim të një rruge, shteti ligjor, sistemin e drejtësisë funksional, administratë moderne, qasje me respekt për pakicat kulturore dhe fetare. Ne nuk jemi thjesht komunitet ekonominë dhe financiar por edhe komunitet vlerash”, deklaroi zyrtari gjerman.
Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe se miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare është thjeshte çështje e brendshme e BE. Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se vendi unë “në disa pika është më përpara se disa vende që i kanë hapur kapitujt e negociatave”.
“Çfarë do të vijë nga miqtë do jetë e mirëpritur, por ne do të vazhdojmë të punojmë. Reforma në drejtësi nuk do ndalojë nëse hapen ose jo dyert për konferencën ndërqeveritare. Sfida jonë është si t’i çojmë përpara arritjet. Ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtar, por po kërkojmë atë që na takon”, deklaroi Rama.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nuk dha një përgjigje të prerë nëse trajtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE do të ndahet edhe pse theksoi se çështja e saj me Bullgarinë është bilaterale dhe si e tillë do të duhej të ishte zgjidhur.
“Ne po punojmë që në 22 qershor KE të marrë një vendim dhe procesi më në fund të nisë. Ne kemi një problem me RMV, i cili duhej të zgjidhej në nivel bilateral. Në politikë vendoset sipas fakteve dhe faktet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregojnë se të dyja vendet duhet t’i nisin negociatat. Konstatoj vetëm një problem, i cili nuk ka të bëj me Shqipërinë, por me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, theksoi Roth.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre