LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie me Serbinë përveç kërkesës për lirimin e policëve

Rama: Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie me Serbinë përveç kërkesës për lirimin e policëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi këtë të premte se Shqipëria dhe Serbia nuk kanë asnjë marrëdhënie aktualisht, përveç kërkesës së vazhdueshme për lirimin e tre policëve të Kosovës të marrë peng nga Beogradi.

Rama theksoi se komunikimi i vetëm me Beogradin do të jetë lirimi i tre policëve të cilët mbahen peng.


“Nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër me Serbinë këto kohë, marrëdhënia e vetme është lirimi i atyre tre policëve. Asnjë lloj përfitimi nuk ka në aspektin cinik, duke mbajtur në burg tre policië të shtetit tjetër me justifikimin që shkelën kufirin”, tha Rama.

Rama: Marrëdhënia ime me Albinin e shkëlqyer në nivel personal, por kemi probleme konceptuale
Lexo po ashtu Rama: Marrëdhënia ime me Albinin e shkëlqyer në nivel personal, por kemi probleme konceptuale

Kryeministri theksoi se mënyra e veprimit të Serbisë nuk është aspak demokratike, duke marrë peng tre policë të një shteti tjetër me argumentin që kaluan kufirin.

“Pozicioni ynë me Serbinë ka pasur si qëllim që me sa kemi peshë të ndikojmë që çdo kërcitje armësh të mbahet larg nga Ballkani. Ju siguroj se të njëjtin qëndrim do të mbaja dhe për 3 policë serbë të cilët hipotetikisht do të mbaheshin peng nga forcat e Kosovës.

Kjo ndikon në marrëdhëniet tona, dhe Serbia duhet të angazhohet në marrëdhëniet me ne. Janë 3 njerëz që mbahen peng atje nga një shtet dhe mbulohet kjo me “jo u arrestuan”. Edhe sikur të jenë të vërteta ato që thuhen për forcat e policisë së Kosovës, një shtet demokratik nuk funksionon kështu. Një shtet tjetër respekton të drejtat e njerëzve. Pretendimet që Serbia ka për arrestimet e serbëve në Kosovë, Serbia ka ku t’i adresojë, kjo është rruga demokratike. Ka institucione dhe jo të marrrë peng tre policë”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori