Reforma në drejtësi është ‘ylli polar’ në rrugën e të bërit shtet. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama para studentëve të Universitetit të Elbasanit.
Ai tha se janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtpeshimin e duhur. “Prandaj reforma në drejtësi është reforma e reformave, është ylli polar në rrugën tonë për të bërë shtet. Sepse në fund fare të gjitha problematikat dhe kontestimet e natyrshme brenda për brenda marrëdhënieve tona shoqërore apo marrëdhënieve të individëve jo vetëm me njëri-tjetrin, dhe janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtpeshimin e duhur dhe i japin mundësi individit që të nxjerrë më të mirën nga vetja, i papenguar nga padrejtësië dhe arbitrariteti që lulëzojnë në mungesë të një drejtësie”, tha Rama.
Hapi i radhës tha Rama është vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve, për të ndarë gjykatësit e prokurorët që i kanë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet morale, profesionale, qytetare për të shërbyer në funksion të një drejtësie të drejtë, me gjykatës e prokuror që nuk mund të rinë asnjë minutë më tepër në pallatin e drejtësisë shqiptare, po të përgjigjen para ligjit”, tha Rama.
Kjo është e para reformë tha Rama që synon të përmbysë sistemin, pasi deri më sot ka pasur reforma që kanë arnuar sistemin e trashëguar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit