LAJMI I FUNDIT:

Rama i propozon Kurtit krijimin e një ministrie të re për bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Rama i propozon Kurtit krijimin e një ministrie të re për bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Edi Rama dhe Albin Kurti do të takohen së shpejti. Kjo u konfirmua në konferencën që kryeministri Rama po zhvillon me gazetarët, i cili shtoi se ka edhe disa propozime të reja për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë.

E një prej këtyre propozimeve Rama e zbuloi në konferencë. Krijimin në të dy shtetet të Ministrive për Bashkëpunimin.


“Të krijohet një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Kosovën dhe atje një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilat do të ndjekin marrëveshjet dhe çfarë duhet bërë më tutje”, tha Rama.

Rama kritikoi edhe Qeverinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

“Mendoj se duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe të mbushim boshllëqet që u krijuan nga Qeveria e kaluar”, tha ai.

Rama tha gjithashtu se takimi i përbashkët i Qeverive është parashikuar të zhvillohet më 10 nëntor, por nuk dihet ende nëse kjo do të jetë e mundur për shkak të formimit ose jo në kohë të Qeverisë së re të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori