LAJMI I FUNDIT:

Rama propozon 22 nëntorin si festë kombëtare për gjuhën shqipe, këshillon Kurtin që ta dëgjojë Osmanin: Unë e dëgjoj presidentin tim

Rama propozon 22 nëntorin si festë kombëtare për gjuhën shqipe, këshillon Kurtin që ta dëgjojë Osmanin: Unë e dëgjoj presidentin tim

Tirana ka hapur zyrtarisht dyert për Samitin e III të Diasporës, në një bashkim mbarëshqiptar të vlerave, ideve, nismave e vizioneve që do të mundësojnë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

Gjatë fjalës së mbajtur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, propozoi që 22 nëntori, i cili njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, të njihet e tillë edhe në Shqipëri. Ai i kërkoi presidentes Vjosa Osmani, që këtë t’ia propozojë edhe kryeministrit Albin Kurtit.


Tiranë, mbahen Dita Arbëreshe dhe Samiti i Tretë i Diasporës
Lexo po ashtu Tiranë, mbahen Dita Arbëreshe dhe Samiti i Tretë i Diasporës

“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të Presidentit të Republikës, unë dua ta kornizoj këtë fjalë dhe në funksion të frymës së këtij Samiti, por edhe në funksion të asaj që thashë, rëndësia e madhe që ka që ne të jemi bashkë dhe ne të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri është. Në fakt, diçka e çuditshme por prapë është forca e një njeriu, e Arben Xhaferit i cili nuk jeton më, por i cili pati vizionin që të kërkojë që dita e alfabetit, 22 Nëntori, të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe unë mendoj që tani është dita që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh të jetë një dite feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj që edhe presidentja e Kosovës do ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama. /Telegrafi/

Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më fortë, ne na ke në krah
Lexo po ashtu Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më fortë, ne na ke në krah