LAJMI I FUNDIT:

Rama: Parking pa pagesë për veturën e parë në familje, rregullorja e gatshme për votim në Asamble

Rama: Parking pa pagesë për veturën e parë në familje, rregullorja e gatshme për votim në Asamble

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Përparim Rama ka thënë se të gjitha shërbimet komunale po përmirësohen në të mirë të qytetarit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se do t’i propozojnë Kuvendit komunal që largojnë pagesën për veturën e parë për banorët rezident të kryeqytetit.


Po ashtu ai ka thënë se rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal

“Sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë por me mjete dhe automjete të saja. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025.

Këto kursime kanë krijuar mundësinë që së bashku me Sokol Havolli, kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, t’i propozojmë Kuvendit Komunal edhe largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident, sepse mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cenojnë investimet. Rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal”, ka thënë Rama.

Gjithashtu, ai u shpreh se janë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kanë arritur të kthejnë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet.

“Kemi ende punë, përmirësime dhe investime për të realizuar me Prishtina Parking”, ka thënë Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori