LAJMI I FUNDIT:

Rama paralajmëron ministrin: Mbaro rrugën, ose mbaron

Rama paralajmëron ministrin: Mbaro rrugën, ose mbaron

Pak orë pas vendimit të qeverisë së mbledhur këtë të martë në Elbasan për përfundimin e rrugës që e lidh këtë qytet me Tiranën, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ministrin përgjegjës, që “ta mbarojë (projektin), ose të mbarojë”.

Paditen e së martës kabineti qeveritar u mblodh në një takim me qytetarë të Elbasanit në kuadër të ‘Platformës së Bashkëqeverisjes’.


Gjatë takimit, njëri prej qytetarëve i tha kryeministrit Rama kërkesën e tij, e cila ishte përfundimi sa më parë i rrugës Elbasan-Tiranë, e cila sipas qytetarit ndihmon jo vetëm lidhjen me kryeqytetin të Elbasanit, por edhe të Librazhdit e të gjithë qyteteve deri në Korçë.

Tani këtë çështje duhet ta marrë përsipër kush e ka përsipër, ministri i Infrastrukturës. Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë o ta mbarojë, o të mbarojë”, tha Rama.

Ndërsa ministri Damian Gjiknuri tha se “në fakt vendimin e deklaroi kryeministri dhe ne na mbetet vetëm ta zbatojmë”.

“Fatkeqësisht do të duhen edhe ca para më shumë, kështu që edhe ministri i Financave do të ndajë barrën me mua, por ne do ta bëjmë të mundur ta mbarojmë atë rrugë. Për ne ka prioritet dhe rruga do të mbarojë. Menjëherë me lëvrimin e fondeve rruga do të mbarojë, ka mbetur vetëm një segment dhe kjo është e sigurt”, ka shtuar Gjiknuri. /Javanews/