LAJMI I FUNDIT:

Rama për rezultatin e zgjedhjeve: Të pritet hapja e kutive

Rama për rezultatin e zgjedhjeve: Të pritet hapja e kutive

Pas shpalljes së projeksionit nga Armend Muja dhe disa exit polleve në media të ndryshme analistët po komentojnë këto rezultate në RTV Dukagjini.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama ka thënë se me gjithë respektin për analizën e Armend Mujës, ai personalisht mendon se duhet pritur hapja e kutive.


Ai ka thënë se edhe rezultati për PDK-në dhe AAK-PSD-në nëse është si në projeksione është i mirë.

“Unë jam ithtar që të pritet së paku hapje e disa kutive”, tha Rama./Telegrafi/