Ralf Rangnick pritet të emërohet trajner i Milanit, ndërsa ka zgjedhur tashmë dy emrat që pritet t’i transferojë në Itali.

Patrick Schick dhe Milot Rashica, janë dy lojtarët që po shkëlqejnë në Bundesliga dhe mund të përfundojnë te Milani.


Sipas “La Gazzetta dello Sport”, reparti i parë ku do të ketë përforcime te Milani është sulmi, pasi edhe ylli aktual i skuadrës Zlatan Ibrahimovic do të largohet.

dpa urn newsml dpa com 20090101 180706 99 38665 large 4 3

Kartonin e Patrick Schick e posedon Roma, ndërsa Milot Rashica është në pronësi të Ëerder Bremen.

Schick ka qenë i huazuar te RB Leipzig për këtë edicion, derisa klubi gjerman nuk do t’ia vazhdojë qëndrimin futbollistit çek.

milot rashica werder bremen 1580853338 31168

Milani ka të gatshme 20 milionë euro për transferimin e Schick, i cili ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar dy asistime në 22 ndeshje në Bundesligë.

GettyImages 1206683257  1

Nga ana tjetër, Rashica vlerësohet në treg për 20 milionë euro, dhe Rangnick e pëlqen shumë reprezentuesin e Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app