LAJMI I FUNDIT:

Raketa Super Heavy e Space X, shpërthen akoma pa filluar mirë testimi i saj

Raketa Super Heavy e Space X, shpërthen akoma pa filluar mirë testimi i saj

Space X prej kohësh po përgatitet për testin e parë fluturues në orbitë të fluturakes Starship, por ky hap i rëndësishëm sërish mund të shtyhet.

Booster Super Heavy i dizajnuar për Starship, ka shpërthyer nga pika ku ishte planifikuar të niset – pra nga SpaceX që gjendet në Boca Chici në Teksas, e pamjet e shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Booster që kap vlerën e 216 milionë dollarëve, u përfshi nga zjarri derisa kompania po testonte motorët Raptor, e siç raporton Gizmodo, prototipi aktual Super Heavy, Booster 7 përmban 33 motorë Raptor që janë të gjeneratës së dytë.

Drejtori i kompanisë SpaceX, Elon Musk, ka thënë se situata nuk është e mirë dhe se ekipi i tij po bëjnë vlerësimin e dëmeve.

Ai zbuloi se problemi ishte specifik që ai e quan një spin start test të lëvizjes së motorëve që tentoi t’i provojë SpaceX. /Telegrafi/