Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.
Aktivitetet kryesore për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, këtë vit do të mbahen në Komunën e Rahovecit.
Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojnë aktivitete të përbashkëta edukimi dhe pastrimi.
Në bazë të agjendës së përcaktuar aktivitetet d të nisin në orën 10 në parkun e qytetit në Rahovec, ku do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja e MMPH Albena Reshitaj.
Ndër të tjera planifikohet edhe organizimi i një gare në vizatim dhe pikturë ndërmjet nxënësve të shkollave të Rahovecit, ndërsa temë do të jetë Toka dhe ambienti jetësor.
Tri punimet më të mira do të shpërblehen me shuma modeste financiare. Po ashtu do të nxiten të rinjtë e të rejat që të përdorin materiale të riciklueshme, si dhe do të bëhet promovimi i prodhimeve bujqësore të komunës së Rahovecit.
Ndërkohë në parkun e qytetit do të mbillen disa drunj dekorativ në simbolikë të Ditës së Tokës, kurse në disa lokacione të komunës së Rahovecit, të identifikuara si zona më të ndotura, do të bëhet pastrimi dhe mbjellja e rreth 1500 fidanëve të pishave.
Në përmbyllje të aktiviteteve do të organizohet një tryezë diskutimi me ekspertë dhe grupe e individë që merren me çështjet e ambientit dhe mbrojtjes së tokës.
Tryeza mbahet në mjediset e hotelit Park në Rahovec me praninë e medieve lokale e qendrore.
Komuna e Rahovecit, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, si nikoqir i këtij aktiviteti, gëzon mbështetjen e MMPH, OJQ-ve; “Let’s Do it Kosova”, Regional Environmental Center (REC), Green Art Center (GAC) dhe organizatave ambientaliste lokale.
Koordinator i këtij aktiviteti është emëruar Rumir Zhuniqi, drejtor i DUPMM në Ekzekutivin e Rahovecit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore