LAJMI I FUNDIT:

Rafuna: Në vitin 2018 janë punësuar rreth 15 mijë veta më shumë, sesa në vitin 2017

Rafuna: Në vitin 2018 janë punësuar rreth 15 mijë veta më shumë, sesa në vitin 2017

Ditë më parë Banka Botërore publikoi një raport në të cilin ka theksuar se Kosova ka humbur mbi 17 mijë vende të punës në vitin 2018. Sipas këtij raporti shkalla e papunësisë është rritur gjatë vitit të kaluar. Por, këto shifra po kontestohen nga Ministria e Financave. 

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Banka Botërore nuk ka dhënë sqarime si ka ardhur deri te kjo shifër, apo si e kanë konstatuar që ka humbje të vendeve të punës.


Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë
Lexo po ashtu Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë

Sipas tij, në mungesë të sqarimeve vijnë edhe interpretimet e ndryshme.

” Fatkeqësisht Banka Botërore nuk ka dhënë sqarime si ka ardhur deri te kjo shifër apo si kanë konstatuar që ka humbje të vendeve të punës. Ne mungesë te sqarimeve vijnë edhe interpretimet e ndryshme. Nëse i referohemi shifrave qe janë publike – zyrtare nga Agjensioni i statistikave të Kosovës shohim se shkalla e pa punësisë është ulur në vitin 2018, ishte në vitin 2017 30,6% ndërsa në vitin 2018 është 29,6%. Më pas na duhet pasur parasysh një fakt qe në vitin 2017 kemi pasur dy palë zgjedhje, që kanë qenë të angazhuar komisionar dhe vëzhgues, për të cilët janë regjistruar në sistem, ku janë paguar tatimet dhe kontributet. Këta komisionarë dhe vëzhgues janë raportuar si të punësuar, gjë e cila nuk ka qenë në vitin 2018″, ka thënë ai, për Telegrafin.

Mustafa: Kosovës po i rritet papunësia dhe po i zvogëlohen investimet e huaja direkte
Lexo po ashtu Mustafa: Kosovës po i rritet papunësia dhe po i zvogëlohen investimet e huaja direkte

Rafuna ka theksuar se shënimet nga ATK tregojnë se numri i të punësuarëve nga viti 2018 ka një rritje për rreth 15 mijë më shumë, krahasuar me vitin 2017.

“Ka rritje të punësuarëve sidomos te sektor privat siç janë biznese individuale, shoqëri aksionare(Sh.A) dhe Sh.P.K, e që dëshmohet edhe me rritjen e numrit të bizneseve të reja të regjistruara dhe me numër shumë të vogël të biznese të mbyllura në 2018 sesa në vitin 2017”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se edhe shënimet nga Fondi i Kursimeve Pensionale e mbështetin ketë konstatim nga të cilat siç ka theksuar Rafuna, shihet se kemi trendin rritës ne mesatar prej 4.1% për çdo vit.

“Nëse zbresim kontigjentin e të punësuarve të vitit zgjedhor 2017 (angazhimit të përkohshëm të një numri të caktuar të vëzhguesve, komisionerëve, etj.) për rreth 14 mijë të punësuar më shumë në vitin 2018, rrjedhimisht rezulton se kemi një trend konstant rritjes për rreth 4.1% për çdo vit (apo rreth 14 mijë të punësuar), që është në linjën me rritjen ekonomike gjatë kësaj periudhe (2016 2018). Andaj nëse i marrim edhe njëherë të gjithë faktorët që janë në ngritje nga rritja ekonomike, rritja e totale e investimeve në Kosovë, numri i madh i bizneseve të reja të regjistruara, rënia e numrit të bizneseve të cilat mbyllen, etj., nk na dëshmojnë se ka ulje të vendeve të punës apo humbje, siç janë shprehur në raportin e Bankës Botërore”, ka thënë ai.

Qeveria reagon ndaj raportit të Bankës Botërore, e befasuar me reagimin e Isa Mustafës
Lexo po ashtu Qeveria reagon ndaj raportit të Bankës Botërore, e befasuar me reagimin e Isa Mustafës

Ndaj këtij raporti të Bankës Botërore ka reaguar Qeveria e Kosovës, e cila ka thënë se raporti është i pavërtetë dhe i pabazuar./Telegrafi/