LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosovës po i rritet papunësia dhe po i zvogëlohen investimet e huaja direkte

Mustafa: Kosovës po i rritet papunësia dhe po i zvogëlohen investimet e huaja direkte

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është lajm i keq humbja e 17 mijë vendeve të punës.

Mustafa me anë të një postimi në Facebook, po e cilëson lajm të mirë faktin që Kosova vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet e tjera të rajonit, por e cilëson si lajm të keq se rritja ekonomike nuk po gjeneron vende të reja të punës.


“Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi!”, ka shkruar Mustafa, përcjell Telegrafi.

Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë
Lexo po ashtu Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë

Ndryshe, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë në prezantimin e raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor thotë se mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur në vitin 2018, ndërsa shkalla e papunësisë është rritur gjatë vitit të kaluar.

Banka Botërore: Pasiguria politike në Kosovë po cenon perspektivën e rritjes ekonomike
Lexo po ashtu Banka Botërore: Pasiguria politike në Kosovë po cenon perspektivën e rritjes ekonomike

Po ashtu, sipas institucionit financiar, pasiguria politike në vend po cenon perspektivën e rritjes ekonomike.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të hyrjeve të reja në tregun e punës, shpenzimet më të larta publike nuk do të jenë të mjaftueshme për të ulur ndjeshëm papunësinë e lartë kronike. Perspektiva pozitive është e cenueshme nga pasiguria politike në vend, ulja e investimeve të pritura nga institucionet e huaja financiare, dhe rritja më e ngadaltë në BE”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Postimi i plotë i Mustafës

Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi!

Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte.

Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre.

Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don! IM /Telegrafi/