LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë

Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë
Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore, Zyra në Kosovë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë sot prezantoi numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku me këtë rast Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë, tha se për shtetet e rajonit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, ka lajme pozitiv pasi ky rajon po zhvillohet vitet e fundit.

Mantovanelli tha se ka rritje ekonomike pozitive përfshirë edhe Kosovën me 4.2 për qind, ndërsa gjendja do të vazhdojë me të jetë me qëndrueshmëri stabile.


“Por, krijimi i vendeve të punës është ngadalësuar, nuk ka vende të reja të punës. Në Kosovë ka nevojë për rritje ekonomike që krijojnë vende të punës”, tha Mantovanelli, duke shtuar se kjo rritje ekonomike është shtyrë nga investimet publike.

Sipas raportit të bankës, mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur në vitin 2018, ndërsa shkalla e papunësisë është rritur gjatë vitit të kaluar.

Ai ka kërkuar që të rritet efikasiteti i shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për projektin “Kosova e Re”, ku tha se mundësia për të financuar projektet me bazë të thëngjillit është bërë i pa mundur nga Banka Botërore, sipas tij, banka synon mbështetjen e energjisë së ripërtëritshme.

Ndërkaq, investimet e huaja kanë shënuar rënie, gjithnjë sipas raportit të fundit të Bankës Botërore. /KP/Telegrafi/