LAJMI I FUNDIT:

Qeveria reagon ndaj raportit të Bankës Botërore, e befasuar me reagimin e Isa Mustafës

Qeveria reagon ndaj raportit të Bankës Botërore, e befasuar me reagimin e Isa Mustafës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit nga Banka Botërore, në të cilin ishte vlerësuar se mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur në vitin 2018, ndërsa shkalla e papunësisë është rritur gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Qeveria nëpërmjet një reagimi të bërë, ka thënë që raporti është i pa vërtetë dhe i pa bazuar.


Mustafa: Kosovës po i rritet papunësia dhe po i zvogëlohen investimet e huaja direkte
Lexo po ashtu Mustafa: Kosovës po i rritet papunësia dhe po i zvogëlohen investimet e huaja direkte

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se raporti i publikuar dje nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, për sa i përket zvogëlimit të vendeve të punës në Kosovë në vitin 2018, për 17 mijë vende pune, është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë
Lexo po ashtu Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë

Reagimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se raporti i publikuar dje nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, për sa i përket zvogëlimit të vendeve të punës në Kosovë në vitin 2018, për 17 mijë vende pune, është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, por edhe Raporti Financiar për Shpenzimet e Buxhetit për vitin 2018, për zhvillimet makroekonomike në Kosovë flasin krejt ndryshe.

Nuk na befason paraqitja e përfaqësuesit të BB me këto shifra, por jemi befasuar me gatishmërinë e kryetarit të LDK, z. Isa Mustafa, me profesion ekonomist, Profesor Universitar dhe akademik, për shfrytëzimin e këtij informacioni, pa një analizë profesionale e kritike ashtu siç mendojmë se i takon. /Telegrafi/