LAJMI I FUNDIT:

Rafuna: Bllokada në Kuvend mund ta shtyjë bashkimin e Doganës dhe ATK-së (Video)

Rafuna: Bllokada në Kuvend mund ta shtyjë bashkimin e Doganës dhe ATK-së (Video)

Qeveria e Kosovës e ka paraparë në kuadër të programit qeveritar për këtë mandat bashkimin e Doganës dhe Administratës Tatimore. Ligji ka qenë i planifikuar që në mars të procedohet në qeveri dhe të shkojë në Kuvend në lexim të parë.

Por, Lulzim Rafuna, drejtor i Doganës së Kosovës, thotë se situata në Kuvend mund të reflektojë edhe në planin dhe dinamikën e bashkimit të Doganës dhe ATK-së.


Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna bën të ditur se Ligji për Agjencinë Doganë dhe Tatime, apo Ligji i Agjencisë së të Hyrave, varësisht si do të quhet agjencia e re, sipas planifikimeve, deri në fund të marsit duhet të procedohet në qeveri dhe më pas të shkojë në Kuvend në lexim të parë.

“Aktualisht është një grup i brendshëm në kuadër të Ministrisë së Financave duke punuar dhe aty nuk ka impakt kjo situata në Kuvend. Mirëpo kur të përgatitet ligji, në qoftë se nuk arrijmë ta përcjellim ligjin brenda afatit, atëherë pa dyshim që do të ketë impakt”.

Pengimi tash sa muaj i punës normale të Kuvendit nga ana e opozitës ka ndikuar edhe në shtyrjen e plotësimit të ligjit që do të rregullonte çështjen e blerjeve online, për çka ka pasur ankesa nga qytetarët se ka raste kur paguajnë doganë më shumë sesa vlera e produktit që e blejnë jashtë.

“Është e vërtetë, ne kemi një legjislacion të trashëguar goxha të vjetër, i cili ka hyrë në fuqi në periudhë kohore kur nuk kanë qenë, të them, të aplikuara këto blerjet online. Sidomos këtë vitin e fundit janë shtuar shumë blerjet online. Ne kemi bërë plotësim ndryshimin e ligjit, por për shkak të situatës në Kuvend, nuk kemi mundur ta procedojmë tutje”, ka thënë Rafuna.

Pavarësisht vështirësive, Dogana ka arritur që në dy muajt e parë të 2016-ës të tejkalojë projeksionet, duke mbledhur 22 milionë euro më shumë.

Shefi i Doganës, në këtë intervistë, flet dhe për sfidat që presin kur të nisë zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Thotë se buxheti pritet të humbë rreth 30 milionë euro, por përfitimet janë shumë më të mëdha.

Sipas tij, kontrabanda në veri po zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Dëshmi për këtë, sipas tij, është mes tjerash dhe shtrenjtimi i mallrave të konsumit në atë pjesë.

<iframe src=”https://player.vimeo.com/video/157870402″ width=”500″ height=”281″ frameborder=”0″ webkitallowfullscreen mozallowfullscreen allowfullscreen></iframe>