LAJMI I FUNDIT:

Rafuna: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në nivele jo të kënaqshme (Video)

Rafuna: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në nivele jo të kënaqshme (Video)

Lulzim Rafuna, këshilltar në Ministrinë e Financave dhe këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se sa i përket shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në nivelin e kënaqshëm por që ende ka hapësirë për t’u punuar.

Sipas tij, shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë duke u rritur, por jo në nivele të kënaqshme.


“Bashkëpunimi ekonomik nuk është në nivelin e kënaqshëm dhe ka shumë hapësirë për të punuar. Ne si Kosovë, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e kemi një bilanc negativ tregtar. Ne jemi një shoqëri konsumuese dhe jemi duke e bërë të pamundurën që ta rrisim prodhimin dhe ta përmirësojmë bilancin”, tha Rafuna.

Sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka kërkuar të këtë shkurtim, eliminim dhe harmonizim të procedurave në lidhje më shkëmbimet tregtare.

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, prej mandatit të parë ka bërë presion pozitiv që marrëdhënia me Kosovën të jetë e veçantë, si në aspektin politikë, diplomatikë dhe atë ekonomikë. Kërkesa e kryeministrit është që sa më shumë të ketë shkurtim, eliminim dhe harmonizim të procedurave aty ku ka mundësi”, tha ai.

Rafuna tregoi se Qeveria shqiptare ia ka dorëzuar në shfrytëzim Qeverisë së Kosovë një zyre në Portin e Durrësit, tani është në anën e Kosovës për ta bërë vlerësimin se sa është e dobishme për bizneset që ta kenë atë zyre.

“Janë bërë përgatitjet për pikën doganore në Portin e Durrësit, Qeveria e Kosovës tash duhet t’i bëjë disa konsultime të brendshme, ne jemi në pritje të atyre konsultimeve. Qeveria shqiptare ia ka dorëzuar në shfrytëzim Qeverisë së Kosovë një zyre në Portin e Durrësit, tani është në anën e Kosovës për ta bërë vlerësimin se sa është e dobishme për bizneset që ta kenë atë zyre”, tha Rafuna.

Ai tha se brenda marsit ose në fillim të prillit Kosova dhe Shqipëria do ta kenë pikën e përbashkët doganore.

“Në fund të marsit, eventualisht në fillim të prillit Kosova dhe Shqipëria do ta kenë pikën e përbashkët doganore, ku do të jetë një dritare e vetme që bizneset dhe qytetarëve të të dyja vendeve do t’i kryejnë detyrat dhe ne do të avancojmë më tutje sipas praktikave të Bashkimit Evropian”, shpjegoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori