LAJMI I FUNDIT:

Radhitja e Maqedonisë në nivel global dhe rajonal sa u përket hulumtimeve të ndryshme

Radhitja e Maqedonisë në nivel global dhe rajonal sa u përket hulumtimeve të ndryshme

Sipas raportit më të ri të indeksit të fatit, Maqedonia radhitet më keq në rajon, krahasuar me shtetet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për afarizëm, Maqedonia radhitet më e mira për afarizëm dhe liri ekonomike.


Sa i përket indeksit të dobësisë së shteteve, vlerësë së pasaportës, kërcënimit nga terrorizmi dhe korrupsioni, Maqedonia radhitet në mes të listës.

Sipas agjencisë AIM, në indeksin e dobësisë së shteteve në Fondin për paqe, Maqedonia radhitet në vendin e 112-të.

Në aspekt të pasaportës, Maqedonia radhitet në vendin e 39-të, respektivisht pa viza mund të udhëtojmë në 108 vende.

Sipas indeksit për kërcënim nga terrorizmi, Maqedonia radhitet në vendin e 92-të, ndërkaq sipas indeksit për liri ekonomike, Maqedonia radhitet në vendin e 31-të.

Sa i përket korrupsionit, Maqedonia radhitet në vendin e 90-të, kurse për lirinë e mediave, Maqedonia është në vendin e 139-të, e për indeksin e fatit, vendi radhitet në të 92-tin./Telegrafi/