LAJMI I FUNDIT:

Radev: Bullgaria pret që dialogu me Maqedoninë e Veriut të sjell rezultate konkrete

Radev: Bullgaria pret që dialogu me Maqedoninë e Veriut të sjell rezultate konkrete

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në bisedën telefonike me eurokomesarin për Zgjerim, Oliver Varheliy bëri të ditur se Bullgaria pret që dialogu bilateral me Maqedoninë e Veriut të sjell rezultate konkrete.

“Bullgaria mbetet e hapur për dialog. Kemi vendosur kushte të qarta te fqinji ynë në jug perëndim”, tha Radev.


Siç raporton “BTA”, Radev ka sqaruar se agjenda e marrëdhënieve bilaterale mes Sofjes dhe Shkupit nuk duhet të jetë lëndë e ndikimeve të jashtme, por duhet të jetë e hapur dhe përkushtim nga të dyja palë me çka do të përafrohet procesi i eurointegrimit të RMV-së.

Fokusi kryesor i këtij dialogu për presidentin Radev ka qenë respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni të cilët hapur po e demonstrojnë identitetin bullgar./Telegrafi/