LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit nuk i respekton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësis, punon në qiell të hapur

Qyteti i Shkupit nuk i respekton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësis, punon në qiell të hapur

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë rekomandoi që të evitohen punët në qiell të hapur, sot Qyteti i Shkupit ka punuar nër rrugën Boris Sarafov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë dje apeloi që kompanitë dhe institucionet të riorganizojnë punën e tyre që të shmangin orarin nga ora 11-17 për shkak fazë së portokalltë.


Këtë apel sot e injoroi Qyteti i Shkupit. Sot ata kanë filluar me punë në rrugën Boris Sarafov së bashku me NP ”Rrugë dhe rrugica”.

Rruga Boris Sarafov do të zgjerohet për gjatësin prej 50 metra dhe do të ketë katër shirita vozitës, trotuare të reja të mbuluar me asfalt. Për këto ndryshime, Qyteti i Shkupit ka ndarë 2.5 milion denarë./Telegrafi/