LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Mançesterit do ta shpall qytetare nderi Ariana Granden pasi kjo mblodhi miliona euro për ta (Foto)

Qyteti i Mançesterit do ta shpall qytetare nderi Ariana Granden pasi kjo mblodhi miliona euro për ta (Foto)

Ariana Grande është afër që ta marr marrë çmimin si qytetare nderi e Mançesterit.

Këshilli dëshiron t’ia dorëzojë këngëtares këtë nder pasi ajo organizoi një koncert për ndihmë me moton ‘One Love Manchester’.


Ajo arriti t’i tubojë  4 milionë funte për viktimat e sulmit terrorist, pas një shpërthimi në Manchester Arena ku mbetën të vdekur 22 persona.

Kjo ndodhi kur ajo ishte në skenë duke kënduar.

Madje pas gjestit të Arianas është propozuar një sistem të ri, i cili do të njohë ata njerëz që nuk janë banorë të qytetit, por ende japin një kontribut të jashtëzakonshëm në të.  /Telegrafi/