LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të shqetësuar nga ndotja e ajrit, Ministria e Mjedisit thotë se gjendja nuk është alarmante

Qytetarët të shqetësuar nga ndotja e ajrit, Ministria e Mjedisit thotë se gjendja nuk është alarmante

 Derisa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë natës në qytet për shkak të ndotjes së ajrit, Ministria e Mjedisit thotë se gjendja nuk është shumë alarmante.

Ka ditë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bënë thirrje që qytetarët të mos dalin gjatë natës në qytet, madje të mos i hapin as dritaret  për ajrosje.


Madje alarmojnë se  nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Por, këtë e mohon ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Tha se gjendja nuk është alarmante.

“Nuk kemi pasur një gjendje të atillë që të mos hapen dritaret. Unë u besoj stacioneve që bëjnë matjen e ajrit. Nga të dhënat e marra gjendja nuk ka qenë e tillë çfarë është raportuar as për së afërmi, se gjoja njerëzit duhet të mbyllen në shtëpi”, tha ministri Fatmir Matoshi.

Megjithatë, qytetarët thonë se ajrin po e ndjejnë të ndotur dhe se kanë filluar të mos dalin gjatë natës kur niveli i ndotjes së ajrit është më i lartë.

“Ajri i ndotur po na pengon shumë. Ajri është shumë i ndotur”, tha qytetarja Arta Dedumja.

Një qytetar tjetër thotë se është bërë e vështirë jeta në këtë gjendje.

“Mjerë për ne që jena gjallë. S’ka kush që kujdeset për këtë popull” shprehet qytetari tjetër Rrahman Tahiri.

Ndërsa qytetari Isuf Zeneli, thotë se gjatë ditës nuk kemi qare pa dalë në punë, por atëherë kur ka mundësi i eviton daljet.

“Zakonisht nuk dalë nga shtëpia, sepse e di se ndotja është e madhe. Mbrëmjeve dhe mëngjeseve po reflektohet ndotja më shumë, por gjatë ditës nuk po ka qare pa ardhur në punë”, tha Isuf Zeneli.

Viteve të fundit, Kosova është ranguar ndër vendet  me nivel më të lartë të ndotjes së ajrit./ Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori