LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët “të bashkuar” rreth ushtrisë (Video)

Qytetarët “të bashkuar” rreth ushtrisë (Video)

Qytetarët e Republikës së Kosovës shprehen të bindur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) duhet të transformohet në ushtri të Kosovës.

Mendimin e tyre, ata i shprehën përmes Telegrafit ku thanë se tashmë është dashur që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, e jo që kjo çështje të vonohet.


Njëri nga qytetarët tha se FSK-ja, duhet sa më shpejt të shndërrohet në ushtri: “Duhet sigurisht, duhet të ndodh sa më shpejt që është e mundur”.

Dhe një tjetër qytetar shkurt tha: “Qysh s’duhet”.

Ndërsa, qytetari tjetër shprehu zhgënjimin e tij për qeverisjen e vendit, pasi sipas tij ushtria e Kosovës është dashur të bëhet më herët.

“Gjithqysh duhet, moti ka pas vy mu kry. Qysh në ekipin e parlamentit që e kanë shkatërruar qeverinë e mëparshme. 10 minuta i janë dashur…Çdo shtet sovran i duhet të ketë ushtrinë e vet”.

Gjithashtu, rreth kësaj çështje një mendim të sajin e ka dhënë edhe një grua.

“FSK është ushtri”, tha shkurt qytetarja.

Ndërkaq, projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri është votuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Edhe kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka thënë se procedimi i Projektligjit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri nga Qeverisë në Kuvendin e Kosovës do të shkojë deri në fund.

Mirëpo, kundër këtij projektligji është Lista Serbe, ku nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ditë më parë ka thënë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/