Qytetarët shprehen të indinjuar për rritjen e çmimit të energjisë: Është e papërballueshme për shumë familje
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së martë ka miratuar propozimin e ZRRE-së, për rikthimin e bllok tarifave për energjinë elektrike për qytetarët e Kosovës.
E një rritje të tillë nga qytetarët konsiderohet si shumë e lartë dhe e papërballueshme për financat e tyre familjare.
Disa prej tyre për Telegrafin, deklaruan se kjo situatë është e pa pranueshme, pasi nuk kanë me çfarë të ngrohen përveç rrymës.
Qyetari Kadri Hasani, i hedh faj të gjitha qeverive për gjendjen energjetike. Ai thotë se që 23 vjet Kosova ka vazhduar me situatë të njëjtë, por se tani është rënduar akoma më shumë.
“Unë më herët kam paguar 40 deri në 45 euro. Mirëpo tash nuk do të mundem me e përballu sepse me 100 – 200 euro nuk mundesh me e përballu, edhe rrymën me na e bë 100 euro veç me na pushkatua. Këtu është terr qe 23 vjet, çfarëdo qeverie që po vjen njëjtë”, shprehet Hasani.
Kurse dikush e ka hallin e asaj se a do të arrijë të dalë në pranverë, me këto rritje të vazhdueshme në çdo sektor të jetës në Kosovë.
“Unë ngrohem me rrymë dhe prapë me rrymë duhem me vazhdu se s’kam qare, deri në pranverë në qoftë se mbërrijmë me dalë. Po ne po shpresojmë që moti do të merr kështu si po merr tash, sepse shpenzimet pastaj janë më të vogla. Ndoshta ia bëjmë hallin disi”.
“Nuk kam asnjë mundësi tjetër me u ngrohë me tjetër gjë përpos rrymës. Sepse në objektin në të cilin jetoj nuk ka oxhak, e duhet me u ngrohë me rrymë deri sa të shkon, shkon”, tha qytetari i cili nuk deshi të tregojë emrin.
Negjmije Bojaj, ka hedhur fajin tek qeveritë e më hershme të cilët ishin në pushtet.
“Unë besoj shumë në qeverinë dhe besoj që e ka një arsye ajo, edhe pse i ka disa anë negative por besoj që ka arsye. Pasojë e mungesës së rrymës nuk është qeveria me 6-7 muj qeverisje”, tha ajo.
Po ashtu edhe Z.B., e arsyeton vendimin për shtrenjtimin e rrymës.
“Unë me rrymë ngrohem. Tash që u shtrenjtua rryma kemi me e pagu sepse ndryshe nuk mbahet shteti. Unë e arsyetoj këtë vendim të qeverisë, sepse nuk është faji i kësaj qeverie është faji i qeverive të mëparshme ”, deklaroi ai.
Mendim të njëjtë nuk ka një tjetër qytetar.
H.E, e ka e quajtur si turp e edhe duke e kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
“S’kemi çka me bë shtrenjtë, shtrenjtë, nëse e ka pru këtë vendim qeveria, por më së pari kjo nuk është qeveri sepse ky nuk mund të jetë as kryeministër. Kjo është turp sepse atje ka premtuar që do të zvogëlohen, asgjë nuk ka bërë fare. Kryeministri duhet të ofrojë dorëheqjen”, u shpreh ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre