LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët flasin për taksën, nëse duhet të mbetet apo të largohet nga Qeveria (Video)

Qytetarët flasin për taksën, nëse duhet të mbetet apo të largohet nga Qeveria (Video)
Foto: Arkiv

Vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nga Qeveria e Kosovës, po diskutohet tash e disa muaj nëse taksa duhet të mbetet ende apo të hiqet, kërkesë kjo e vende mike si Gjermania, SHBA-të, etj

Disa nga qytetarët e vendit në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se taksa duhet të pezullohet meqë këtë e kërkon Amerika, e disa tjerë thonë që duhet të respektohet vendimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Taksa nuk është vendosur si një element i dëshiruar nga Qeveria e Kosovës, ka qenë një domosdoshmëri sepse me fushatën serbe e cila ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës jashtë vendit, qeveria e Kosovës është përballur me një domosdoshmëri të veprimi. Mirëpo mendoj që ndërkohë me insistimin e faktorit ndërkombëtar, miqve të Kosovës ndoshta ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për pezullimin e taksës për një kohë të caktuar, jo për heqjen e saj. Nëse Serbia vazhdon me metodat e vjetra, mund të rikthehet prapë. Tani taksa po kthehet në  një lloj ngarkese, bumerangu nga i cili Kosova mund të ketë dëmtime”, ka thënë një qytetarë.

E një tjetër qytetare tha se duhet të shihen dy anë nëse duhet apo jo të hiqet taksa, ajo e bashkëpunimit me vendet mike si dhe ajo e patriotizmit.

“Kur e sheh bashkëpunimin me njerëzit përreth atëherë po, sepse ne jemi shtet në veti dhe duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë në mënyrë të drejtë nga të gjitha shtetet përreth. Ama kur e sheh pak patriotizmin atëherë jo. Tash varet se cilën anë duhet a shohim ne si shtet. Nëse e shohim të ardhmen mendoj që duhet me heq”, tha ajo.

Ndryshe, taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është vendosur në muajin nëntor të vitit kaluar.

Edhe pas presioneve të shumta që janë duke ardhur nga vendet mike, kryeministri Ramush Haradinaj nuk pranon të marr vendim për pezullimin apo heqje të saj, deri në arritjen e një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Kosovës ndaj Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori