LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Malit të Zi votojnë në zgjedhjet presidenciale: Gjukanoviq apo është koha për dikë të ri?

Qytetarët e Malit të Zi votojnë në zgjedhjet presidenciale: Gjukanoviq apo është koha për dikë të ri?

Sot, pas pesë vitesh, qytetarët e Malit të Zi shkojnë në zgjedhjet presidenciale dhe para tyre do të jenë shtatë kandidatë, nga të cilët duhet të zgjedhin atë që do ta udhëheqë vendin në vitet e ardhshme.

Një influencues pa përvojë politike, presidenti aktual, katër kandidatë të tjerë dhe një kandidate femër, do të jenë sot në listën zgjedhore në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, transmeton Telegrafi.


Mali i Zi vuajti disa vite të stuhishme politike në periudhën: nga rënia e DPS-së, lideri i së cilës është Gjukanoviq, përmes tensioneve në nivel kombëtar e deri te problemet institucionale.

Sido që të jetë, sot qytetarët e Malit të Zi do të përballen me një sfidë tjetër – ajo është zgjedhja për president të vendit të tyre.

Gara presidenciale e Milo Gjukanoviq (DPS), Jakov Milatoviq (Lëvizja Evropë), Andrije Mandiq (Për të ardhmen e Malit të Zi), Jovan Raduloviq Jozhir (kandidat i pavarur), Aleksa Beçiq (Mali i Zi Demokratik), lideri i Malit të Zi të Bashkuar Goran Daniloviq dhe Draginja Vuksanoviq Stankoviq (SDP e Malit të Zi) disa do ta shënojnë atë si mjaft të ngadaltë dhe “të butë”, të tjerët si interesant dhe disi të pazakontë.

Sido që të jetë, pjesa e tyre, në kuptimin e kënaqësisë dhe “trashëgimit” të popullit të Malit të Zi, ka mbaruar – dhe sonte, pasi të mbyllen qendrat e votimit, do të shohin se çfarë është bërë dhe si është bërë.

Do të fitojë kandidati që fiton më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit dhe nëse kjo nuk ndodh, pason raundi i dytë i votimit, i cili do të mbahet më 2 prill.

Votuesit në Mal të Zi për herë të fundit shkuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 1997, kur Gjukanoviq mposhti Momir Bulatoviqin – megjithëse Bulatoviq fitoi më shumë vota se Gjukanoviq në raundin e parë. Sipas shumë analistëve politikë, raundi i dytë i zgjedhjeve këtë vit do të jetë i pashmangshëm.

“Mali i Zi nuk do të durojë më katër vjet shkatërrim dhe shteti dhe shoqëria janë në agoni serioze”, janë vlerësimet e Milo Gjukanoviqit, fushata e të cilit bazohet kryesisht në kritikat ndaj qeverisë gjatë dy viteve e gjysmë.

Nën parullën “Nderomë”, kryetari i demokratëve, partia e shumicës aktuale parlamentare, Aleksa Beçiq, thekson nderin dhe dinjitetin e tij në fushatë, duke theksuar se nuk ka as afera, as fatura milionëshe e as pasuri.

“Unë kurrë nuk kam tradhtuar askënd. Prandaj është nder për mua që të jem kandidat për president të Malit të Zi. Premtoj se do të bëj çmos që të jem president i popullit”, mesazhi i Beçiqit.

Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, premton rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe forcimin e standardeve të jetesës. Milatoviq i drejtohet popullatës më të re votuese, duke thënë se synimi i tij është hyrja e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Vetëm së bashku mund të arrijmë të luftojmë për dinjitetin njerëzor, pajtimin, sundimin e ligjit dhe një vend të fortë, të pasur dhe të bashkuar për të gjithë ne”, ishte mesazhi i Milatoviqit gjatë fushatës zgjedhore.

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate opozitare, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, beson se Mali i Zi duhet të ketë një presidente femër për herë të parë në historinë e vendit.

Influencuesi Jovan Raduloviq, i cili po ashtu kandidon për president, nuk iu drejtua publikut me mesazhe konkrete politike, por transmeton videoklipet e tij të zakonshme në rrjetet sociale.

Andrija Mandiq është kandidati i aleancës më të madhe të shumicës parlamentare, Frontit Demokratik (DF) pro-serb dhe pro-rus, ai është i afërt me Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, ndërsa Milorad Dodik së fundmi e ka mbështetur kandidaturën e tij. Gjatë fushatës ai u prezantua me sloganin “Ndërtimi i së ardhmes, ruajtja e traditës”.

Lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Daniloviq, ka theksuar se qëllimi i tij është të jetë ndryshe nga ata që kanë qenë në pushtet deri më tani. Gjatë fushatës ai performoi me sloganin “Njeriu i fjalëve”.

Në çdo rast, malazezët do të shkojnë sërish në kutitë e votimit më 11 qershor, kur janë caktuar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri atëherë, na mbetet të shohim nëse qytetarët e Malit të Zi kanë vendosur për ndryshime dhe freskim, apo mbeten përkrahës të politikës që i drejton prej 30 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori