LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Rritet vëllimi i punës në shërbimin e kardiokirurgjisë me kardiologji invazive

QKUK: Rritet vëllimi i punës në shërbimin e kardiokirurgjisë me kardiologji invazive

Funksionalizimi 24-orësh i shërbimit të kardiokirurgjisë me kardiologji invazive, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare ë Kosovës, ka bërë që vëllimi i punës të rritet dukshëm dhe të shënohen rezultatet që kanë reduktuar listat e pritjes.

Në njoftimin për media thuhet se në shërbimin e Kardiologjisë Invazive,  këtë vit janë realizuar 890 koronarografi, 490 procedura intervente-stentime.

Intervenimi është realizuar edhe tek 312 pacientë në fazën akute të infarktit të miokardit.

Lista e pritjes për koronarografi  nga 1052 pacientë, sa ka qenë para funksionalizimit 24-orësh, ka zbritur në më pak se 500, ndërkohë  që prej javës së ardhshme fillojnë të ftohen pacientët që kanë bërë terminet si raste jo emergjente gjatë vitit 2018.

Ndërkohë, nga 102 pacientë që ishin në listë për stentim, tani janë në pritje 60 pacientë.

Gjatë këtij viti në shërbimin e kardiokirurgjisë janë kryer 80 operime.

Lista e pritjes nga 406 pacientë, me pritje nga viti 2015, është reduktuar, tani janë në pritje 120 pacientë,  nga janari i këtij viti (2018).

Nga puna e kryer në kardiokirurgji dhe kardiologji invazive në QKUK, janë kursyer 3 milionë euro që më parë shkonin për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Po bëhen përgatitje intensive për hapjen e sallës së dytë operative në kardiokirurgji, e cila do të ndodhë së shpejti, krahas kësaj, hapet edhe salla e dytë e mjekimit intensiv me katër shtretër”, thuhet në njoftim.

Po ashtu u tha se janë duke u bërë përgatitje intensive për hapjen e sallës së dytë të kateterizimit (angiografi- koronarografi i ri), ndërsa funksionalizimi i saj pritet brenda dy muajve të ardhshëm.

“Menaxhmenti po punon intensivisht që brenda këtij viti të hiqet lista e pritjes për operime kardiokirurgjike, ashtu edhe për koronarografi e stentim”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori