LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Kryhet intervenimi i rëndë i valvulës bikuspidale në zemër

QKUK: Kryhet intervenimi i rëndë i valvulës bikuspidale në zemër
Foto: Arkiv

Qendra Klinike Universitare e Kosovës bën të ditur se pas reanimit nga ekipi reanimator i Qendrës Emergjente, pesë pacientë që ishin në vdekje klinike, menjëherë u është bërë angiografia- stentimi, apo intervenimi kardiokirurgjik.

Atyre u është vazhduar disa ditë mjekimi në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror, Njësi Koronare, apo Kardiokirurgji dhe tashmë nga gjendja e vdekje klinike gëzojnë shëndet të mirë.


Pesë pacientët janë lëshuar në mjekim ambulantor në gjendje të mirë shëndetësore, falë bashkëpunimit  ekipor ndërmjet shërbimeve të ndryshme në QKUK.

Në njoftimin për media thuhet se QKUK ka disa muaj që është në  funksion 24-orësh për të trajtuar të gjitha rastet e infarkteve akute që kanë nevojë për intervenim të menjëhershme.

“Operacione të komplikuara vazhdojnë të kryhen edhe tek shërbimi i kardiokirurgjisë, një intervenim i tillë është kryer edhe te  pacienti i moshës 56 vjeçare i diagnostikuar si valvul bikuspidale (ves i lindur) dhe me insuficiencë të avancuar të kësaj valvule, zgjerim i aortës ascendente mbi 6 cm, sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të sheqerit dhe të veshkave. Pacientit ju krye  operacioni kompleks në zemër me sukses të plotë”, thuhet në njoftim.

Operacioni i realizuar kishte si sukses zëvendësimin e valvulës aortale, ndërrimin e aortës ascendente, reimplantimin e arterieve koronare (Bentall Operation). Gjithashtu pacientit iu realizua heqja e pllakës aterosklerotike nga arteria koronare  dhe realizimi i tre bypass aorto-koronar.

Operacioni u realizua nga Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular. Ekipi u mbështetë nga një staf me mbi 15 profesionistë shëndetësorë.

Pas ndërhyrjes kardiokirurgjike, pacienti lirohet në shtëpi në ditën e gjashtë post-operatore me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori