LAJMI I FUNDIT:

QKUK, 200 raste të keqpërdorimit të karteleve hyrje-dalje në punë

QKUK, 200 raste të keqpërdorimit të karteleve hyrje-dalje në punë

Menaxhmeti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për mbikëqyrje dhe vënie të rregullit dhe disiplinës në punë, ka vërtetuar se në disa raste janë keqpërdorur kartelat për hyrje-dalje në punë nga ana e mjekëve, infermierëve dhe stafi tjetër teknik- administrativ.

Pas kontrollit dhe verifikimit që ka bërë komisioni për monitorim dhe verifikim të zbatimit të orarit të punës, në bashkëpunim me sektorin e IT-së,  përmes kamerave identifikuese tek aparatet për vendosjen e kartelave identifikuese, është vërtetuar se në rreth 200 raste, ka pasur keqpërdorime të karteleve.


Një i punësuar ka përdorur më shumë se një kartelë verifikuese për hyrje-dalje në punë.

Menaxhmenti i SHSKUK-së për këtë ka njoftuar drejtorët e klinikave, kryeinfermierët dhe menaxherët e tjerë dhe ndaj atyre që kanë keqpërdorur kartelat  do të ndërmerren masa disiplinore konform Ligjit të Punës.

“Menaxhementi i SHSKUK-së, ka intensifikuar hapat për vënie të rregullit dhe disiplinës në klinikat e QKUK-së dhe institucionet tjera vartëse, me qëllim  që shërbimet shëndetësore ndaj pacientëve  të  merren me kohë dhe të jetë sa më cilësore”, thuhet në komunikatë.

Komisioni i formuar nga ana e drejtorisë së përgjithshme do të vazhdojë që edhe ditët në vijim të bëjë monitorimin e zbatimit të orarit të punës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori