LAJMI I FUNDIT:

​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

Dita e sotme e në veri të vendit ka zbardhur me prezencën e qindra qytetarëve serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, para tri komunave veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Reklama

Ata po qëndrojnë nëpër tendat e improvizuara para ndërtesave komunale, ndërsa në Leposaviq kanë organizuar edhe aktivitete sportive, raporton KP.

Situata aktuale mund të konsiderohet e qetë, ndonëse protestuesit serbë vazhdojnë të dëgjojnë muzikë nacionaliste.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Ndërsa, të hënën në mbrëmje pas takimit me emisarët Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë dhe gazetarëve. Ndërsa emisarët parashtruan tri kërkesa për të cilat deklaruan se presin të dëgjohen nga Qeveria e Kosovës.

“I pari është deeskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog”.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Njëri nga të vrarët në sulmin terrorist është Bojan Mijailoviq, truprojë e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Sveçla: Njëri nga të vrarët në sulmin terrorist është Bojan Mijailoviq, truprojë e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Lajme
Lirohen katër nga tetë të arrestuarit gjatë aksionit policor në Banjskë

Lirohen katër nga tetë të arrestuarit gjatë aksionit policor në Banjskë

Lajme
Shqipëria kundër Borrellit: Përgjegjësia e asaj që ndodhi nuk qëndron te Kosova

Shqipëria kundër Borrellit: Përgjegjësia e asaj që ndodhi nuk qëndron te Kosova

Lajme
Abdixhiku pas takimit me Osmanin dhe drejtorin e AKI-së: Djemtë e vajzat fituan betejën kundër terrorizmit në terren, koha ta fitojmë atë diplomatike

Abdixhiku pas takimit me Osmanin dhe drejtorin e AKI-së: Djemtë e vajzat fituan betejën kundër terrorizmit në terren, koha ta fitojmë atë diplomatike

Lajme
Elshani: Hetimet në Banjskë do të zgjasin – policia s’pati qëllim ta vrasë askënd, por ta lirojë territorin nga grupi i armatosur

Elshani: Hetimet në Banjskë do të zgjasin – policia s’pati qëllim ta vrasë askënd, por ta lirojë territorin nga grupi i armatosur

Lajme
Situata e sigurisë, presidentja Osmani takon kreun e AKI-së dhe opozitën

Situata e sigurisë, presidentja Osmani takon kreun e AKI-së dhe opozitën

Lajme
Kalo në kategori