LAJMI I FUNDIT:

Qindra britanikë mblidhen për ta ndjekur nga afër shpërthimin e kontrolluar, dhe demolimin e fabrikës 170-vjeçare të çelikut

Qindra britanikë mblidhen për ta ndjekur nga afër shpërthimin e kontrolluar, dhe demolimin e fabrikës 170-vjeçare të çelikut

Një pjesë e trashëgimisë industriale britanike sot është bërë “rrafsh me tokë”, ku shumë qytetarë u mblodhën për ta ndjekur nga afër shpërthimin e kontrolluar dhe demolimin e fabrikës së çelikut që u ndërtua 170 vite më parë.

Redcat Blast Furnace, u shkatërrua përmes një shpërthimi të kontrolluar – duke bërë që të ngritet re e madhe tymi, transmeton Telegrafi.

Kjo fabrikë ishte e fundit në mesin e 100 tjera që ishin ndërtuar përgjatë lumit Tees në fund të vitit 1800, që dikur kishte sloganin “ndërtojmë botën”.

Kompania Dorman Long përdori çelikun e saj për ndërtimin e urës Sydny Harbour në vitin 1932, Tyne më 1928 si dhe Lambeth në Londër e Chien Tang në Kinë.

Pasi autoritetet lokale lajmëruan se do të demolojnë këtë objekt të vjetër për t’ia hapur rrugën ndërtimit të një fabrike të re moderne, shumë qytetarë u mblodhën për ta ndjekur nga afër këtë proces.

Më poshtë ju sjellim videon që shfaq momentin kur objekti gjigant për pak sekonda “zhduket”, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë dhe ngritet një re tymi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori