LAJMI I FUNDIT:

Qeveritë botërore filluan hetimet për rastin “Panama Papers”

Qeveritë botërore filluan hetimet për rastin “Panama Papers”

Qeveritë nga e gjithë bota filluan sot hetimet për keq-bërjet e mundshme financiare nga të pasurit dhe të fuqishmit, pas publikimit të dokumenteve nga një firmë panameze e cili dyshohet se ka ndihmuar klientët të shmangin tatimin ose të pastrojnë para, raporton Reuters.

Në dokumentet e detajuara përfshihen një grup i figurave me ndikim, që nga miqtë e presidentit rus Vladimir Putin, të afërmit e kryeministrave të Britanisë, Islandës dhe Pakistanit si dhe presidenti i Ukrainës, thonë gazetarë të cilët kanë zbuluar ato.


Përderisa “Panama Papers” dëshmon marrëveshje komplekse financiare të elitës botërore, kjo nuk do të thotë se skemat ishin të gjitha të paligjshme.

Australia, Zelanda e Re, India, Franca janë disa nga shtetet që kanë thënë se kanë filluar hetimin e akuzave, të bazuara në më shumë se 11.5 milionë dokumentet e firmës ligjore “Mossack Fonseca”, të përqendruar në parajsën e taksave në Panama.