LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare fal gjobat e 10 viteve të fundit për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë së Covid-19

Qeveria shqiptare fal gjobat e 10 viteve të fundit për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë së Covid-19

Qeveria shqiptare vendosi të premten të shfuqizojë gjobat e paekzekutuara nga një sërë institucionesh në 10 vitet e kaluara.

Vendimi zbatohet për periudhën 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 dhe institucioneve publike përgjegjëse, si Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, u është lënë detyra që brenda 30 ditëve të përgatitin listat përkatëse të detyrimeve ende të paekzekutuara nga ana e tyre.

Nga falja e gjobave do të përfitojnë subjekte ose individë të penalizuar për ndërtime pa leje, për kundërvajtjet ose masat administrative të autoriteteve policore, për prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore/blegtorale në shkelje të rregullave, për subjektet që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 etj.


Vendimi merr fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Partia Demokratike ka reaguar në lidhjen me vendimin më të fundit të qeverisë, për të amnistuar disa kategori gjobash të cilat janë vendosur gjatë 10 viteve të fundit. Nga vendimi përfitojnë subjekte ose individë të penalizuar për ndërtime pa leje, për kundërvajtjet ose masat administrative të autoriteteve policore, për prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore/blegtorale në shkelje të rregullave, për subjektet që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 etj.

Sipas deklaratës së Partisë Demokratike, vendimi është në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës.

PD deklaron se “Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-evropiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.”

“I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas PD-së, kryeministri ka bërë të njëjtën gjë edhe para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve.

“KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme. Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?! Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje? Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

Sipas demokratëve, premtimi i saj për amnisti qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.

“Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë. Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd.”, mbyllet deklarata për shtyp e PD-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Lajme
Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Drejtësi
Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Lajme
Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Lajme
“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

Siguri

"Policia, të gjithë barkas", momenti i arrestimit të shtatë të 'fortëve' të Durrësit

Lajme
Kalo në kategori