LAJMI I FUNDIT:

Qeveria rumune hyn në izolim 14-ditor pasi një senator del pozitiv në testet për coronavirus

Qeveria rumune hyn në izolim 14-ditor pasi një senator del pozitiv në testet për coronavirus

Qeveria e përkohshme e Rumanisë po izolohet për 14 ditë pasi një senator u provua pozitiv për koronavirusin COVID-19.

Siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, Vergil Chitac ishte në parlament ditët e fundit ndërsa partitë e krahut të djathtë po përpiqeshin të krijonin një kabinet të ri.


Kryeministri i përkohshëm, Ludovic Orban, tha në një konferencë shtypi se të gjithë anëtarët e qeverisë, si dhe disa anëtarë të Partisë së tij Liberale Kombëtare (PNL) do të vetë-karantinohen.

“Ne i kërkuam ministrit të shëndetësisë që shpejt të krijojë një mekanizëm të hetimit epidemiologjik për të gjithë kolegët tanë. Të gjithë do të testohen. Sa për mua, unë do të qëndroj i izoluar në Villa Lac 1, ku do të vazhdoj të kryejë detyrat e mia”, tha Orban.

Qeveria e përkohshme liberale është krijuar që nga fillimi i shkurtit pas një mocioni mosbesimi.

Rumania ka 70 raste të konfirmuara COVID-19 deri më tani, por nuk ka vdekje. Gjashtë persona kanë bërë një rikuperim të plotë, ndërsa 2.067 janë në karantinë në spitale ose ambiente speciale dhe 13.745 janë të izoluar në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori