Në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë të këtij viti shpenzimet për paga janë rritur për 5,1%, për subvencione dhe transferime janë rritur për 17,7%, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime shënuan rritje për 20,2 për qind dhe arritën vlerën prej 48.9 milionë eurosh. Këto të dhëna janë prezantuar në raportin e vlerësimit tremujor të ekonomisë, të hartuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Aty thuhet se shpenzimet buxhetore arritën vlerën prej 400.7 milionë eurove, që paraqet një rritje vjetore prej 20,2 për qind. Gjatë kësaj periudhe të gjitha kategoritë e shpenzimeve buxhetore u karakterizuan me rritje. Shpenzimet qeveritare për paga shënuan rritje prej 5,1 për qind dhe arritën vlerën prej 143.6 milionë eurove. Subvencionet dhe transferimet shënuan rritje për 17,7 për qind dhe arritën vlerën prej 127.3 milionë eurove.
“Shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime (përfshihen edhe komunalit) shënuan rritje për 20,2 për qind dhe arritën vlerën prej 48.9 milionë eurove. Investimet kapitale, të cilat përfaqësojnë rreth 20,2 për qind të gjithsej shpenzimeve buxhetore, shënuan rritje prej 44,0 për qind dhe arritën vlerën 80.9 milionë eurosh. Duke pasur parasysh rritjen më të lartë të shpenzimeve të krahasuar me të hyrat, buxheti i Kosovës regjistroi deficit primar buxhetor prej 38.6 milionë eurove (5.9 milionë euro suficit në TM1 2017)”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi