eksperti-banner

Qeveria Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka pezulluar përkohësisht vendimin për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky vendim është i motivuar në respekt të institucioneve.


“Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm, të vendimit të Qeverisë, për ngritjen e pagave në 04/20 të datës 20.12.2017, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata kushtetuese e Kosovës. Për fat të keq me këtë pezullim, pos këtyre që janë në këtë tavolinë, preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët. Gjyqësori dhe Prokuroria. Ne me këtë nuk nënkupton, që ne kemi heq dorë nga përkrahja për gjyqësorin prokurorinë. Por vendimi për pezullim, është i motivuar në respekt të institucioneve të ligjit, Gjykatës kushtetuese, kushtetueshmërisë së vendit”, tha Haradinaj. /Telegrafi/