LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë të martën mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave të tjera emergjente të ndërmarrjes publike “Aeroporti i Gjakovës”.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, tha se edhe pse kërkesa nga bordi i drejtorëve të Aeroportit të Gjakovës ka qenë për mbështetje financiare prej 80 mijë eurosh, Ministria e Financave pas analizës së bërë, propozon për ndarje të mjeteve prej 30 mijë euro.


“Ministria e Financave ka pranuar kërkesë nga bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike ‘Aeroporti i Gjakovës’, për mbështetje financiare për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojat tjera emergjente, në shumë prej 80 mijë euro. Ministria e Financave propozon pas analizës që ka bërë, ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 30 mijë euro“, tha Krasniqi.

Qeveria po ashtu ka miratuar projektligjin për inspektoratin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili prezantoi projektligjin për inspektoratin shëndetësor tha se përmes këtij projektligji Ministria e shëndetësisë forcon rolin e saj mbikëqyrës. /Telegrafi/