LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton një nismë për njohjen e profesionit të avokatit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria miraton një nismë për njohjen e profesionit të avokatit mes Kosovës dhe Shqipërisë
Foto nga arkivi

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës elektronike.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në mbledhje ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.


Siç bëhet e ditur në njoftim, vendimi obligon Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të zhvillojë negociata me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes së lartë-cekur, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori