LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton dy nisma për marrëveshje në lidhje me transportin e mallrave me Austrinë

Qeveria miraton dy nisma për marrëveshje në lidhje me transportin e mallrave me Austrinë

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave dhe në Transportin e Kombinuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

Gjithashtu në njoftimin e Qeverisë thuhet se është miratuar edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.


Ekzekutivi kosovar ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Kujtojmë në fillim të këtij muaji, një kamion me mallra nga Kosova ishte bllokuar në kufirin e Austrisë.

Kjo pasi që autoritetet austriake nuk po lejojnë që kamioni me mallra i kompanisë Poly Logistic të kalojë transit në shtetin e tyre.

Përkundër insistimit të vazhdueshëm, Rrahim Blakqori nga nga Poly Logistic ka thënë  se autoritet e Kosovës nuk po mundin t’iu bëjnë një zgjidhje.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturëskishte deklaruar se kjo barrierë vjen si shkak i mungesës së lejeve transit që Austria nuk i ka dhënë./Telegrafi/