LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mbështet bizneset e vëllezërve Angjushev

Qeveria mbështet bizneset e vëllezërve Angjushev

Me pëlqimin e Qeverisë, mbi nëntë mijë metra katrorë tokë në pronësi të shtetit me marrëveshje të drejtpërdrejtë i jepet me qira kompanisë “MHE Topolki” nga Shkupi. Do të ndërtohet një hidrocentral i vogël elektrik dhe objektet shoqëruese. Vendimi u miratua më 11 qershor të këtij viti, dhe qiranë afatgjate të 32 parcelave në fshatin Drenovo në Tikvesh e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska. Përveç marrëveshjes së drejtpërdrejtë në shikim të parë, asgjë nuk vihej re në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare numër 127 -të. Emri i kompanisë Topolki është pothuajse i panjohur për publikun. Por në kompaninë që bëri marrëveshje me shtetin për qiramarrje të tokës shtetërore drejtor është Todor Angjushev – vëllai i Zëvendës Kryeministrit Koço Angjushev.

Gjendja aktuale e kompanisë në Regjistrin Qendror tregon se Topolki, e cila do të ndërtojë hidrocentral elektrik, është në pronësi të Hydro Holding, dhe partner në pronësi është edhe Fero Invest. Pronarët e Fero Investit janë Zëvendës Kryeministri Koço Angjushev, vëllai i tij Todori dhe një Nikolla Gravçevski. Kështu, dokumentet nga Regjistri Qendror tregojnë se në strukturën e pronësisë dhe drejtorisë të “Topolki” janë anëtarë të familjes Angjushev.


Koço Angjushev është zv. kryeministër në qeveri, dhe kompania që mori me qira tokë ndërtimi drejtohet nga vëllai i tij. Por, pavarësisht konfliktit të mundshëm të interesit, qeveria ka marrë vendim dhe e ka dhënë tokën me qira. Në sqarimin e Gazetës Zyrtare për vendimin e Qeverisë thuhet:

“Në pajtim me projektin e Infrastrukturës për Ndërtimin e Infrastrukturës në Linjë, Hidrocentrali i Vogël elektrik Topolka, dhe objektet shoqëruese nga Tetori 2016 të përpunuara nga Bild SHKPNJP, i aprovuar – i verifikuar me vërtetim të verifikimit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për ndërtimin e hidrocentralit të vogël elektrik”, thuhet në Gazetën Zyrtare 21 Qershor 2019

Në maj të këtij viti, Komisioni kundër korrupsionit hapi lëndë për procedurat e marrjes me qira të tokës ndërtimore shtetërore nga kompania “Topolki “. Por, pavarësisht rastit të formuar, për konflikt të mundshëm të interesit, Qeveria dha me qira tokën kompanisë të kryesuar nga Todor Angjushev, dhe një nga pronarët është edhe Zëvendës Kryeministri Koço Angjushev./Alsat/