Në vitin e parë të qeverisjes, kryeministri Ramush Haradinaj me anë të disa vendimeve ka shpenzuar pothuajse të gjitha paratë e planifikuara në vlerë prej 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare e Buxhetit të Kosovës për vitin 2018.
Ndarja e mjeteve për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit”, mbulimi i shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”, ndarja e 300 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve të 1,500 veteranëve për pushime verore në bregdetin e Shqipërisë, ndarja e 1 milion eurove për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), për të mbuluar faturimin e energjisë elektrike, të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës, janë disa nga vendimet e votuara nga kabineti qeveritar.
Qeveria e Kosovës më 13 shkurt kishte ndarë 600 mijë euro për organizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, janë ndarë edhe 100 mijë euro shtesë të cilat janë planifikuar të shfrytëzohen sipas nevojës së manifestimit.
Por, tetë muaj më vonë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 64-të mori vendim për ndarjen e 255,613 eurove shtesë për shlyerjen e borxheve të mbetura nga manifestimi për përvjetorin e Pavarësisë.
Vetëm në tre mbledhjet e fundit, Qeveria e Kosovës ka ndarë 368 mijë e 904.01 euro, ku njëri nga vendimet është ndarja e 112 mijë euro për rregullimin e Parkut të Paqes në Preshevë.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po karakterizohet si “dorëlirë” në harxhimin e Buxhetit, ku në disa raste me vullnetin e tij, e në tjera edhe i detyruar. Kryeministri Haradinaj gjatë vitit të parë të qeverisjes është dashur të paguajë miliona “gjobë” për “gabimet e qeverisë”, si dhe rritje të pagave për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
Menjëherë pas tre muaj qeverisje, Haradinaj merr vendim që t’i rris pagën vetes, vartësve të tij dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. Edhe pse ky vendim ishte kundërshtuar nga opozita, Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim që ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe menjëherë Qeveria e Kosovës e kishte rifuqizuar vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, shkruan Telegrafi.
Qeveria e Kosovës me 5 qershor kishte miratuar kërkesën e konzorciumit “Bechtel & Enka” për të ndarë 53.1 milionë euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vonesa të pagesave si dhe zgjatjen e punëve për 14 muaj në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre