LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të kërkojë llogari nga ministritë për përmbushjen e Planit 3-6-9

Qeveria e Maqedonisë do të kërkojë llogari nga ministritë për përmbushjen e Planit 3-6-9

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e saj të 30-të, me të cilën udhëhoqi zv.kryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ju rekomandoi të gjitha ministrive që deri në fund të kësaj jave të bëjnë azhurnimin e obligimeve të tyre dhe dinamikën e plotësimit të aktiviteteve të parapara në Planin 3-6-9, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të njejtat duhet të realizohen në një periudhë gjashtë mujore nga fillimi i këtij procesi reformator për plotësimin e obligimeve dhe kritereve për vazhdimin e proceseve euro-atlantike.

Në këtë seancë të Qeverisë, ministrat janë informuar se gjatë ditës së sotme, nga Sekreatariati për çështje evropiane do të pranojnë letër me rekomandime sipas të cilave duhet të veprojnë në lidhje me mini pyetësorin për secilën ministri. Ajo duhet të shërbejë si material informativ në formimin e raportit më të ri të Komisionit evropian për progresin e Maqedonisë në procesin e realizimit të qëllimit – kthimin e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Kjo mini mbikëqyrje për punën e Qeverisë, që duhet të përfundojë më 17 tetor, siç u tha në seancën e sotme, vjen si përgjigje për notat e mira për punën e Qeverisë, veçanërisht në pjesën e politikave të Maqedonisë në proceset e integrimit, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori