LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit

Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur edhe një ankand, ku u ofertuan Bono Thesari 3-mujore në vlerë prej 10 milionë euro. Shuma do të shërbejë për ri-financimin e obligacionit të emetuar në prill 2016.

“Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 20.25 milionë euro kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë Euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.14% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -8 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 3-mujore, e cila ishte 0.22%”, ka njoftuar Ministria e Financave, shkruan Telegrafi.


Edhe në ketë ankand prijnë bankat me blerjen e bonove të thesarit me 9.8 milionë euro, kompanitë e Sigurimeve me 0.2 milionë euro.

“Të hyrat neto shkaku i normës më të ulët të ri-financimit janë 1,998.06 euro”, njofton MF-ja. /Telegrafi/