LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e gatshme të ofrojë mbështetje për trafikun ajror

Qeveria e gatshme të ofrojë mbështetje për trafikun ajror

Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku, takoi kryetarin e Agjensionit për Navigimin Ajror, Bahri Nuredini.

Ministri Zharku, fillimisht, e uroi Nuredinin në pozitën e drejtorit si dhe dy zëvendësit e tij Bujar Ejupi dhe Ersen Shileku, për përzgjedhjen e tyre si zëvendësdrejtorë.


Ministri Zharku u shpreh se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ofrojë mbështetje për të përmbushur objektivat e qarkullimit të përgjithshëm të trafikut ajror në territorin e Kosovës.

Me theks të veçantë është diskutuar normalizimi i hapsirës së ulët ajrore dhe përgatitja e marrjes nën kontroll të hapsirës së lartë ajrore në prill të vitit 2019, e cila për momentin menaxhohet nga ”Hungarian Control”.

Ndërsa, drejtori Nuredini theksoi se Agjensia për Navigimin Ajror është e përkushtuar për operimin e sigurt të sistemit të navigimit ajror të Republikës së Kosovës.

Agjensia e Shërbimit të Navigimit Ajror, do të veprojë në pajtim me politikat, legjislacionin, standardet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të zbatueshme për aviacionin civil në Republikën e Kosovës si dhe në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ONAC mbi shërbimet e navigimit ajror, vlerësoi Nuredini.
/Telegrafi/