LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Bullgarisë përgënjeshtron “sigurimin e mjeteve për autostradën”

Qeveria e Bullgarisë përgënjeshtron “sigurimin e mjeteve për autostradën”

Është i rrejshëm lajmi se kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka arritur të sigurojë 120 milionë euro nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë, për autostradën Shkup-Sofje.

Sipas lajmit të rrejshëm, të publikuar nga një web-faqe bullgare, ndërsa më pas u përhap edhe në media tjera, ku thuhej se Borisov ka arritur të bind kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kreu e KE-së, Jean-Claude Juncker se ajo autostradë është jetësore për Ballkanin Perëndimor dhe për sigurinë e rajonit.


Qeveria e Bullgarisë e përgënjeshtroi këtë lajm, i cili u përcjell në shumë media të Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/