OEK përmes një konference urgjente ka njoftuar qytetarët lidhur me krizën energjetike që vendin po e presin në ditët në vazhdim.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova rrezikon me furnizim të energjisë elektrike, për shkak të pamundësisë për të mbuluar humbjet në veri. Ai tha se KOSTT dhe OEK iu kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të ndajnë buxhet shtesë për mbulim të humbjeve për furnizim e energjisë në veri.
“Në analizat e bëra të Odës ekonomike viteve të fundit furnizimi me energji elektrike ka qenë , është dhe si duket do të mbetet një ndër sfidat më të mëdha, sfidë e cila është duke e ngulfatur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në veçanti është duke e goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin e Kosovën. KOSTT dhe OEK u kanë dërguar kërkesë Qeverisë së Kosovës për të ndarë buxhet shtesë për periudhën e ardhshme të mbulimit të humbjeve për furnizimin e Veriut si zgjidhje të përkohshme dhe emergjente”, tha Gërxhaliu.
Po ashtu, Gërxhaliu tha se KOSTT është dëmtuar rreth 10 milion euro, që sipas tij ato para i shkojnë në buxhet të operatorit serb dhe këtë çështje e sheh si pengesë te raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera për transmision të energjisë elektrike.
OEK bën apel që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit të energjisë elektrike në prodhim dhe import , sepse sipas Gërxhaliut shkyçja do të sjell pasoja fatale për vendin.
“KOSTT është i dëmtuar me afro 10 milionë euro të cilat i shkojnë në buxhet operatorit të Serbisë që është mënyrë direkete pengesë e shumë raporteve mes të Kosovës dhe vendeve të tjera sa I përket transmisionit të energjisë elektrike. Le të jetë kjo konferencë një apel nga Oda Ekonomike e Kosovës që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit me energjisë elektrike qoftë me prodhim qoftë me import, sepse një shkyçje e tillë do të ketë do të ketë pasoja fatale”, tha Gërxhaliu.
Ai thotë se nëse kanë pasur mundësi të gjejnë mjete për festa dhe muzikë , duhet të gjinden para edhe për të shpëtuar popullin nga kolapsi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona