LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dhe opozita edhe më tej në qëndrimet e tyre për Ligjin për Prokurorinë Publike

Qeveria dhe opozita edhe më tej në qëndrimet e tyre për Ligjin për Prokurorinë Publike

Nuk ka avancim në bisedimet mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, por edhe përkundër kësaj të dy palët janë optimiste se mund të ketë kompromis dhe të gjendet zgjidhje.

Edhe pse grupet e punës të pushtetit dhe opozitës janë në pauzë deri më 15 gusht, kryeministri Zoran Zaev dje ftoi opozitën të mbështet reformat dhe inkurajoi Prokurorinë Publike të vazhdojë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pa dallim se ku do të arrijnë hetimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, akuzoi se takimet e grupeve të punës zakonisht bëhen për sulm dhe hakmarrje ndaj partisë së tij.

“Qëllimi i vetëm në këto muaj është përllogaritja joparimore dhe e dhunshme me opozitën, por ne si parti kemi qëndrim parimor, qëndrim në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e këtij shteti dhe nuk frikësohemi të elaborojmë dhe të ballafaqohemi me fakte dhe argumente të palës tjetër”, tha Mickoski.

Ai shtoi se partia e tij mbetet në qëndrimin se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë Speciale, ndërsa ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e cila udhëheq grupi e pushtetit, tha se opozita promovon pandëshkueshmëri me ligj stalinik.

Pikat kyçe që nuk pajtohen pushteti dhe opozita janë çështja e ardhmërisë së PSP-së, prokurorëve, të punësuarve, si dhe lëndët që janë nisur nga kjo prokurori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori