LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Buxheti për Ushtrinë dhe Projektligji i pagave, procese të ndara

Qeveria: Buxheti për Ushtrinë dhe Projektligji i pagave, procese të ndara

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka propozuar që të tërhiqet Projektligji i pagave dhe mjetet shtesë, që janë planifikuar për zbatimin e këtij ligji, t’i ndahen Ushtrisë së Kosovës.

Arsyeja e  këtij propozimi nga ana e SBASHK-ut është se versioni aktual i këtij projektligji është diskriminues për të gjithë punëtorët e arsimit.


Ndërsa, Zyra e kryeministrit të Kosovës, sa i përket këtij propozimi, deklaron se buxheti për ushtrinë  nuk do të mungojë.

Propozimi i  bërë nga Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për tërheqjen e projektligjit  për paga, që ato mjete të planifikuara për zbatimin e këtij projektligji të shkojnë për Ushtrisë e Kosovës, është bërë për arsye se ky projektligj mësimdhënësit i rendit në një pozitë shumë të ulët. Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

“ Ndryshimet që janë bërë në projektligjin për pagat duke ua ngritur kategorive të tjera koeficientin vazhdimisht, ndërsa mësimdhënësit duke i lënë në koeficientin 2  dhe 2.30. Ne kemi dalë me idenë që ligji për paga të tërhiqet dhe mjetet shtesë që shteti i ka ndarë për pagat, rreth njëqind milion, t’i dedikohen Ushtrisë së Kosovës.”

“Punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë në pozitë të mirë, qoftë administrata, kopshtet, mësimdhënësit dhe administrata e universiteteve, prandaj nëse ky version aktual i projektligjit votohet, atëherë punëtorët e arsimit do të përfitojnë shumë pak”, tha Jasharaj.

“Ketë veprim e kemi bërë për të mbrojtur sistemi arsimor, sepse kopshtet janë shumë keq, punëtorët e arsimit fillor, të arsimit të mesëm, administrata nëpër shkolla dhe universitet. Prandaj, një ligj i tillë po të votohej në kuvend, mësimdhënësit e Kosovës do të përfitonin shumë pak nga ky ligj.”

Ndërsa, zëdhënësja e Qeverise se Kosovës, Donjeta Gashi, tha se buxheti për ushtrinë nuk do të mungojë dhe se këto procese janë të ndara njëra me tjetrën.

“Sa i përket propozimit që ky projektligj të tërhiqet për t’i lenë rrugë pagesës apo financimit të Ushtrisë se Kosovës, këto janë dy procese të ndara. Kryeministri Ramush Haradinaj por edhe mekanizmat e tjerë në vend  e kanë sqaruar disa herë që buxheti për ushtrinë nuk do të mungojë.”

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës muaj me parë  ka kundërshtuar Projektligjin për pagat, sipas të cilit, punëtorët e arsimit janë renditur shumë ulët në vlerën e koeficientit të pagave.

Kërkesat e punëtorëve të sektorit në arsim janë që të rritet koeficienti i pagave për sektorin e arsimit në kuadër të Ligjit për Pagat.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori