LAJMI I FUNDIT:

Qerimi: Institucionet të ofrojnë infrastrukturë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara

Qerimi: Institucionet të ofrojnë infrastrukturë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara

Me temën “Caktimi i prioriteteve të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në Kushtetutë”, po mbahet tryeza e anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe organizave jo-qeveritare.

Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për këtë konventë dhe më pas të votohet në Kuvend.


Ndërkaq, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se Kosova ka zgjedhur një model të mirë që përfshin në Kushtetutën e saj instrumente ndërkombëtare për drejtat e njeriut.

“Autoritetet kanë zgjedhur të veprojnë njësoj si me konventat tjera. Siç kërkohet nga Kushtetuta, është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese ajo do të ju vije për vendimmarrje. Konventa njëlloj përcakton një rend publik minimalist. Dhe këtu ta zëmë nëse shohim tekstin e konventës, asgjë nga kjo konventë nuk prek dispozitat që janë më të favorshme”, tha Qerimi.

Më tej, Qerimi ka shtuar se institucionet e kanë obligim që të ofrojnë infrastrukturë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara.

E, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se duhet të ketë gjithëpërfshirje të institucioneve në këtë proces.

Ai shtoi se do të krijojnë një trup shtetëror për koordinim të kësaj konvente./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori