LAJMI I FUNDIT:

Qentë që u përshtaten fëmijëve

Qentë që u përshtaten fëmijëve

Fëmijëve u përshtaten racat labrador, retriever i artë, njufaudlend, bokser, pudla, bigl, seteri irlandez, sepse janë besnikë dhe të durueshëm, të cilët mund të përballojnë shprehitë e tyre.

Dvm. Leunora Sahiti
Mjek veterinar

Fëmijëria me qenin, apo me ndonjë kafshë tjetër fëmijëve gjithmonë u ngulitet thellë në kujtesë, ndërkaq hulumtimet tregojnë që fëmija të cilët kanë kanakarin shtëpiak më shpejtë zhvillohen, më lehtë socializohen dhe mësohen me përgjegjësitë që nga mosha më e vogël.Para se të vendosni që të merrni në shtëpi kanakarin, nuk do të ishte keq që fëmijën ta dërgoni te miqtë që tashmë kanë kanarë shtëpiakë, si edhe të vështroni se si sillet fëmija juaj gjatë kontaktit me kafshët.Këto lloje kafshësh janë besnike, të durueshme me fëmijët dhe të gatshme të përballojnë edhe sjelljet e tyre fëmijërore – “kalërimin”, “kapjen” për bishti dhe “maltretimet” e ndryshme fëmijërore.


Llojet: çivave, pekinezerët, çau-çau dhe dalmatinët nuk janë zgjedhje e mirë për vogëlushët tuaj. Për fëmijët të cilat kanë prirje të sëmuren nga alergjitë, janë të përshtatshme këto lloje: terrier jorkshir, puli, maltezerët dhe shnaucerët.Veterinerët konstatojnë se nuk është e vërtetë që qentë e mëdhenj: rovaljerët, dobermanët apo doga janë të rrezikshëm për fëmijët. Përkundrazi, ata janë të gatshëm të jenë mbrojtës dhe shumë të lidhur me pronarët e tyre të vegjël. /Telegrafi/